Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë 2015

Platforma CiviKos mori pjesë dhe kontribuoi në disktutimet në konferencën “Aktivizimi i burimeve të rritjes ekonomike në Kosovë 2015”, organizuar nga Instituti Riinvest për nder të 20 vjetorit të themelimit të këtij Instituti. Konferenca është mbajtur me 15-16 Maj 2015, në Hotelin Swiss Diamond, në Prishtinë. 


Temat që u trajtuan gjatë konferenës me ekspertë të secilës lëmi kishin të bëjnë me:
- Investimet për rritje – Mjedisi i biznesit dhe kufizimet e tij;
- Politikat industriale dhe tregtare – Rruga drejt BE-së;
- Resurset natyrore: Rasti i Trepçës;
- Politikat ekonomike të institucioneve financiare dhe parashikimet;
- Parashikimet ekonomike për Kosovën;
- Ndikimi i ndihmës, resurseve njerëzore, dhe investimeve në rritje ekonomike;
- Rritja ekonomike dhe financat

<< Kthehu mbrapa