Edhe rajoni i Gjilanit gatishmëri të jenë aktiv nëpër grupet punuese

Në vazhdën e konsultimeve me organizatat anëtare në të gjitha rajonet e Kosovës, Platforma CiviKos mbakti takimin konsultativ në Gjilan, me organizatat nga rajoni i Gjilanit, rreth krijimit të grupeve punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, e paraparë edhe me rregulloren e punës së CiviKos. Takimi u mbajt në Restaurant Bujana, Gjilan.

Organizatat shprehën gatishmëri të jenë aktive nëpër grupet punuese dhe janë të gatshme të monitorojnë zbatimin e strategjisë qeveritare. Ndërsa, sekretariati i Platformës Civikos poashtu theksoi rëndësinë e aktivizimit të vet organizatave në këta mekanizma, dhe se është në dispozicion që të përkrahë këto grupe në kordinim, lehtësim si dhe me pjesëmarrje.

Pas krijimit të Këshillit për Zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017, i cili është themeluar më 15 tetor 2014, e po ashtu edhe ekipet punuese që do të mundësojnë zbatimin e strategjisë, këto takime kanë për qëllim diskutimin rreth zhvillimeve të fundit rreth zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe themelimit të grupeve punuese.

Platforma CiviKos, të paraparë edhe në rregulloren e vet të miratuar në Kuvendin e fundit të anëtarëve të mbajtur në Prill të këtij viti, do të formojë grupet punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Rregulloren e Punës së Platformës CiviKos dhe Strategjinë Qeveritare mund t’i gjeni ne web-faqen e CiviKos. www.civikos.net

Kjo seri e konsultimeve me organizatat anëtare mbështetet nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë.

<< Kthehu mbrapa