Hapet procesi i Votimit për përfaqësuesin e të rinjve në Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor ZRBR (RYCO)

Kandidatët për anëtar të bordit Bordin Drejtues të Zyrës Rajonale për Bashkëpunim Rinor ZRBR (RYCO), (sipas renditjes alfabetike) janë:
- Argjend Reqica - Jeta Rinore
- Edis Prapashtica - Initiative for Community Kosovo
- Rina Kadiri* - BLINK
- Sherife Shabani - Lets do it
- Uvejs Hyseni – Toka
Procesi i Votimit
Votimi do të jetë i hapur nga data 10.08.2020 deri me datë 14.08.2020 ora 24:00.
Të gjitha OJQ-të e regjistruara në Kosovë mund të votojnë për kandidatët e tyre të preferuar brenda një afati prej 5 ditësh nga hapja e procesit të votimit: Secila organizatë mund të votojë për 1 kandidat nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim.
Organizatat jo-qeveritare, mund të votojnë vetëm për një kandidat, sipas parimit ‘një organizatë - një votë’.
Rikujtojmë se në rastin e votimit të shumëfishtë nga e njëjta organizatë, votat e saj do të konsiderohen të pavlefshme. Gjithashtu, do të konsiderohet e pavlefshme vota e organizatës, e cila nuk ka ngarkuar dokumentacionin si më poshtë ose ka shkelur afatin e votimit.
Dokumentet që duhet të dërgohen së bashku me fletëvotimin në emailin; info@civikos.net, ose në pliko të mbyllur përmes postes në adresën Rr. Bedri Pejani 7/A 10000 Prishtinë janë:
1. Fletëvotimi, të rrethohet numri rendor i kandidatit/es që votoni;
2. Certifikata e regjistrimit të OJQ-së
3. Deklarata e nënshkruar dhe vulosur nga Drejtori/Drejtoresha e OJQ-së, si autorizim që të votohet në emër të OJQ-së.
Fletëvotimin mund ta shkarkoni këtu.
Për të numëruar votat, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e MKRS-së.
Për çfarëdo pyetje rreth këtij procesi të përzgjedhjes, kontaktoni Platformën CiviKos nëpërmjet e-mailit info@civikos.net ose numrit të telefonit 038 224 904.
<< Kthehu mbrapa
-
MATRICA E MONITORIMIT
Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA
Matrica -
Antarësohu»
-
ose shkarko Aplikacionin dhe dërgo në info@civikos.net