Njoftim nga Bordi i CiviKos/ Ushtruesi i Detyrës së Drejtorit Ekzekutiv të CiviKos si dhe përzgjedhja e drejtorit të ri

Të nderuara organizata anëtare të Platformës CiviKos,

Siç jeni njoftuar paraprakisht, për shkak të vendimit të saj për të kandiduar për një pozitë politike, znj. Valdete Idrizi ka dhënë dorëheqje nga pozita e Drejtores Ekzekutive të Platformës CiviKos.

Në përputhje me përgjegjësitë e veta statutare, Bordi i Platformës CiviKos menjëherë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar vazhdimësinë e punës së Platformës CiviKos.

Në takimin e Bordit të mbajtur më datë 31 gusht 2017, është diskutuar dhe vendosur si më poshtë:

· Obligimet dhe detyrat e Platformës CiviKos vazhdojnë të trajtohen në baza të rregullta nga Sekretariati i CiviKos, të cilët janë të pajisur me të gjitha burimet dhe kapacitetet e nevojshme për të vazhduar me punën e përditshme;

· Platforma CiviKos do ta përzgjedh Drejtorin/en Ekzekutiv/e me anë të konkursit publik, bazuar në kritere dhe kualifikime të caktuara dhe pajtuara paraprakisht nga Bordi;

· Konkursi publik do të shpallet në mjetet e informimit publik dhe kanalet tjera të komunikimit të CiviKos dhe do të qëndrojë i hapur për kohë të mjaftueshme, për t’u dhënë mundësi aplikimi të gjithë kandidatëve të interesuar;

· Kriteret dhe kualifikimet e kërkuara me konkurs publik synojnë të sigurojnë një udhëheqje të CiviKos bazuar në parimet më të larta të përgjegjshmërisë, integritetit, pavarësisë dhe menaxhimit të mirë;

· Bordi i Platformës CiviKos, në përputhje me përgjegjësitë statutare, do të përfshihet aktivisht në procesin e përzgjedhjes, duke përfshirë vlerësimet e dosjeve të aplikimit, intervistimin e kandidatëve të listës së ngushtë dhe marrjen e vendimit përfundimtar;

· Deri në përzgjedhjen e drejtorit/es të CiviKos,  ushtrues detyre i Drejtorit Ekzekutiv të CiviKos është emëruar z.Dardan Kryeziu nga Sekretariati i CiviKos, i cili do ta përfaqësojë Platformën CiviKos ndaj të gjitha palëve të treta.

Bordi dhe Sekretariati i Platformës CiviKos do t’ju mbajnë të informuar për të gjitha hapat dhe zhvillimet e rëndësishme gjatë këtij procesi.

Me respekt,

Taulant Hoxha- Kryesues i Bordit të Platformës CiviKos

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Antarësohu