Organizatat e shoqërisë civile në Kosovë pjesë e zbatimit të SDG-ve në Kosovë

20.6.2017 Platforma CiviKos me mbështetje të  UNKT dhe në bashkëpunim me Qendrat Rajonale të CiviKos organizoi punëtorinë një ditore me organizata të shoqërisë civile rreth  integrimit të Objektivave për Zhvillim të Qëndrueshëm  apo siç njihen në gjuhen anglezë Sustainable Development Goals SDG, në punën e OSHC-ve në Kosovë. Sfidat, mundësitë dhe idetë konkrete  nga pjesëmarrësit prezentë u diskutuan në grupet punuese me tema si:  Luftimi i varfërisë, Të rinjtë dhe punësimi, Arsimimi dhe inovacioni, Shëndetësia dhe Mjedisi, Fuqizimi i Grave dhe Vajzave. Vizioni  për Kosovën në 2030 u paraqit edhe në një vepër artistike, e punuar nga dy piktore të reja. CiviKos do të vazhdojë të avokoj që edhe Kosova të jetë një prej historive të suksesit,  duke qenë  pjesë e agjendës botërore për zhvillim të qëndrueshëm.

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Shpalljet

    24 Nëntor 2016

    Orari i konsultimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë me shoqërinë civile në lidhje me ciklin e nënkomitetit të MSA-së 2016/2017

    Shkarko dokumentin Shiko të gjitha »
  • Antarësohu