Paneli "2 vjet me pandeminë – vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë"

Paneli ‘2 vjet me pandeminë – vazhdimi i përpjekjeve për një menaxhim më të mirë’ mblodhi hisedarë të sektoreve të ndryshme, që njëherësh ishin edhe partnerë të Platformës CiviKos në kampanja dhe projekte të ndryshme kundër COVID-19. Paneli ishte aktiviteti përmbyllës i projektit #NiseMuhabetin, financuar nga SlovakAid. Ngjarja u hap nga z. Rastislav Kostilnik - Shefi i Misionit të Zyrës Ndërlidhëse të Republikës Sllovake në Prishtinë, dhe z. Lorik Pustina - Shef i Ekipit të Koordinatores për Zhvillim të Ekipit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë. Ngjarja hibride vazhdoi pastaj me panelin e moderuar nga znj. Donika Emini - Drejtore Ekzekutive e Platforma CiviKos, dhe me folësit që mbuluan reflektimet dhe rekomandimet nga përvoja e përballjes me pandeminë në sektorin e tyre. Gjegjësisht, folës të këtij paneli ishin: znj. Nermin Mahmuti - Drejtore Ekzekutive e CDF, që tregoi për iniciativat e shoqërisë civile në lidhje me pandeminë, z. Sazan Ibrahimi - Drejtor Ekzekutiv i Asociacionit të Komunave të Kosovës, që mbuloi bashkëpunimin në mes të institucioneve lokale dhe qendrore, znj. Saranda Ramaj - gazetare e Grupit Koha, që tregoi për punën e mediave gjatë pandemisë, si dhe z. Berat Rukiqi - Drejtor Ekzekutiv i Odës Ekonomike të Kosovës, për sfidat e sektorit privat në këtë përballje. Gjatë diskutimit u ndanë rekomandimet e mëposhtme për vazhdimin e përballjes me COVID-19, në një mënyrë gjithëpërfshirëse dhe efikase: - Krijimi i fondit të veçantë për menaxhimin e situatave emergjente, ngjashëm me fondet e krijuara së fundmi në Shqipëri, e që që do të siguronte vazhdimin e aktiviteteve pa ndonjë shok të madh. - Bashkëpunimi në vendime me hisedarë dhe gjithëpërfshirja e tyre në diskutime, sidomos me ata që afektohen nga vendimet. - Përfshirja e argumenteve nga insitucionet lokalet si organe që merren drejtpërdrejt me zbatimin e masave. - Konsultimet e njëmendta me komunitetin biznesor për vendime që ndikojnë ato drejtpërdrejtë dhe ndihma financiare kur vendimet e ndikojnë aktivietin e tyre ekonomik. - Dalja nga gjendja emergjente e pandemisë dhe marrja e vendimeve që janë përkitazi me këtë situatë. Theksohet nevoja që qeveria të përshtatet dhe përgatitet për kriza të tjera, si shëndetësore, njejtë edhe për krizat e zinxhirit të furnizimit si rezultat i përballjes me pandeminë për tashmë dy vite. - Nevoja për profilizimi e gazetarëve që përcjellin detajisht sektorë të caktuar, në këtë rast sistemin shëndetësor. Përballja me pandeminë tregoi nevojën për një gjë të tillë për të vërejtur anomali, qoftë në aspektin e limiteve, ashtu edhe në lënjen anash të sëmundjeve tjera gjatë luftës me COVID-19, e që rrjedhimisht do të ketë implikime për shëndetin publik. - Bashkimi i njohurive dhe eksperiencës së hisedarëve të ndryshme për kampanja, programe, dhe planifikime me qëllime strategjike për arritjen e targeteve të reja (shembull pjesës tjetër të pavaksinuar). << Kthehu mbrapa