Për OSHC-të nga PEJA, GJAKOVA, KLINA, ISTOGU, DECANI: Hapet thirrja për trajnime për organizatat e shoqërisë civile në monitorim të prokurimit publik në kuadër të projektit TEAM

Projekti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID-it ka hapur thirrjen për pjesëmarrje në trajnimin për monitorimin e prokurimit publik në komuna për organizatat e shoqërisë civile nga regjioni i PEJËS, GJAKOVËS, KLINËS, ISTOGUT, DECANIT .

Të gjitha organizatat që punojnë në fushën e transparencës, llogaridhënies dhe  monitorimit të prokurimit publik në nivel komunal, ose që në një të ardhme dëshirojnë të angazhohen në këtë fushë ftohën që të aplikojnë për trajnimin tre ditor që do të mbahet në:

Vendi: Hotel CAMP KARAGAQ- PEJË

Datat: 14-16 Nëntor 2017

Ora: 09:30- 16:00

Shpenzimet e trajnimit: Trajnimi është pa pagesë, dhe të gjitha shpenzimet e trajnimit duke përfshirë materialet e trajnimit, dreka, dhe shpenzimet e udhëtimit për organizatat që udhëtojnë jashtë Pejës do të mbulohen për pjesëmarrësit.

Certifikata: Pas përfundimit të trajnimit të gjithë pjesëmarrësit do të marrin certifikatë nga projekti TEAM. Vetëm pjesëmarrësit që ndjekin të gjithë trajnimin do të pajisen me certifikata.

Regjistrimi për trajnim: Numri i vendeve është i limituar andaj ju lusim që të regjistroni pjesëmarrësit sa më herët.  Të gjitha organizatat e interesuara lutën që të regjistrojnë pjesëmarrësit e tyre duke klikuar  këtu .

Afati për aplikim: Afati për aplikim është i hapur deri më 10.11.2017 ora 14:00

Shënim: TEAM do të organizojë trajnime në 6 regjione të Kosovës dhe organizatat që operojnë jashtë regjionit të Prishtinës do të kenë mundësi përfitimi nga këto trajnime që do të organizohen në regjionet tjera.

Për çdo informatë shtesë mund të na kontaktoni në team@civikos.net ose tel: 038-224-904, mob: 044 345 011 .

-----------------------

Projekti TEAM: Projekti Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse (TEAM) i USAID-it mbështetur nga USAID dhe implementuar nga DAI si kontraktori kryesor është hartuar të përmirësojë transparencën, llogaridhënien dhe mbikëqyrjen e prokurimit publik në komuna duke ofruar asistencë gjithëpërfshirëse nëpër 38 komuna të Kosovës përmes trajnimeve , mentorimit,  për të përmirësuar llogaridhënien dhe mënyrën e shpenzimit të parasë publike .

CiviKos është nënkontraktuar nga DAI për të zbatuar një pjesë të aktiviteteve në kuadër të komponentës së tretë: Përmirësimi i monitorimit dhe mbikëqyrjes nga shoqëria civile.

Duke punuar ngushtë me OSHC-të për të monitoruar proceset e prokurimit dhe për të inkurajuar angazhimin qytetar, projekti, Komunat Transparente, Efektive dhe Llogaridhënëse do të angazhohet me OSHC-të në të gjitha 38 komunat në mënyrë që ato të jenë më të angazhuara në përpjekjet kundërkorrupsion, me mbështetje të theksuar në komunat në fokus. Aktivitetet që do të ndihmojnë në realizimin e synimeve të këtij komponenti janë:

· Më shumë OSHC janë të informuara dhe aktive në identifikimin dhe raportimin e rasteve të korrupsionit komunal;

· Kapacitete më të forta të OSHC-ve për të mbledhur, analizuar, dhe ndarë të dhënat; dhe

· Përmirësimi i bashkëpunimit në mes të OSHC-ve dhe me mediat.

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Antarësohu