Përzgjedhja e përfaqësuesve të OSHC-ve në Këshillin për Zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017

Platforma CiviKos, pas mbylljes së procesit të votimit për përfaqësuesit e Këshillit për Zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, organizoi numrimin e votave në prani të vëzhguesve në zyrët e Platformës CiviKos. Në mënyrë që procesi i numërimit të votave të jetë sa më transparent, Platforma CiviKos ka ftuar në cilësinë e vëzhguesve përfaqësues të OSHC-ve, të medieve, asociacione dhe rrjete të ndryshme që veprojnë në Kosovë si dhe përfaqësues nga Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë, si dhe Zyra për Regjistrimin e OJQ-ve Kosovë.


Përveç sekretariatit të Platformës CiviKos, në cilësinë e vëzhguesve gjatë numërimit të votave ishin prezent : Dren Puka- Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile, Artan Stavileci- GLPS, Sihana Bejtullahu- Fondacioni Together Kosova si dhe Trendeline Dreshaj- Zyra e Kryeministrit/Zyra për Qeverisje të Mirë.
Pas verifikimit të listës së votuesve, u numëruan të gjitha votat, prej të cilave të gjitha ishin të vlefshme. Gjithsej ishin 42 organizata votuese.


Pas numërimit 5 kandidatë rezultuan me vota të barabarta. Duke u bazuar në Rregulloren e Punës të Platformës Civikos, si dhe në bazë të udhëzimeve të procesit të votimit1 anëtarët me numër të barabartë të votave duhet të zgjedhën me short. Pas hedhjes së shortit, njëri nga vëzhguesit tërhoqi emrin e kandidatit i cili në listën përfundimtare u rendit në numrin 14.
Për të gjithë ata që janë të interesuar për procesin e numërimit apo të shikojnë fletëvotimet, këtë mund ta bëjnë deri të mërkurën 24 Shtator, në sekretariat të Platformës CiviKos.

Renditja e anëtarëve të këshillit sipas votave:

1 Taulant Hoxha, Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile KCSF (22)
2 Driton Selmanaj, KDI (21)
3 Albert Krasniqi, KIPRED (19)
4 Aferdita Syla, CBM (18)
5 Besnik Salihu, Agro-Vet Development (15)
6 Shpend Emini, Demokracia për Zhvillim D4D (15)
7 Bujar Kadriu, Shoqata e te Verbërve te Kosovës (14)
8 Mirlinda Kusari - Purrini, Shoqata Afariste e Gruas "SHE-ERA" (14)
9 Fidan Kalaja, Lëvizja FOL (13)
10 Hilmi Jashari, Civil Rights Program-Kosovo (13)
11 Luljeta Demolli, Qendra Kosovare për Studime Gjinore (13)
12 Shukrije Gashi, Partners Center for Conflict Management (13)
13 Veton Mujaj, Syri i Vizionit (13)
14 Naime Sherifi, Qendra për Mbrojtjen e Grave dhe Fëmijëve – QMGF (12)

<< Kthehu mbrapa