Platforma CiviKos organizon takimin e Grupit të Katërt Punues


Nesër, më datë 22.05.2015, sekretariati i Platformës CiviKos organizon takimin me grupin e katërt punues ku pritet të prezantohen objektivat e takimit, pjesëmarrësit dhe koordinatorit të ekipit punuese të Këshillit për zbatimin e Strategjisë. Gjithashtu, prezaton objektivat rreth Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013-2017 dhe Këshillit për zbatimin e Strategjisë Qeveritare, çfarë është ai, roli i tij, dhe anëtarët e Këshillit.

Veton Mujaj, OJQ Syri i Vizionit, Koordinator i Ekipit të Katërt në kuadër të Këshillit për zbatimin e Strategjisë Do të diskutojë rreth objektivit Strategjik 4 të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civike: Nxitja e qasjes së integruar në zhvillimin e vullnetarizmit si dhe plani i punës së Këshillit për vitin 2015; Roli i grupeve punuese të CiviKos-it në raport me Këshillin dhe përfaqësuesit e OJQ-ve në Këshill.

Synim tjetër i takimit është përzgjedhja e koordinatorit të grupit punues, dhe do të punohet në grup rreth përgaditjes së Dokumentit të Programit për zbatimin e avokimit sipas Rregullores së Punës për Zbatimin e Aktiviteteve të Platformës CiviKos.

<< Kthehu mbrapa