Prishtina fuqishëm përkrahë formimin e grupeve punuese të CiviKos

Platforma CiviKos mbajti edhe takimin e fundit konsultativ në këtë seri të aktiviteve, me organizatat nga rajoni i Prishtinës, rreth krijimit të grupeve punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Takimi u mbajt në sallën e takimeve të KCSF-së, në Prishtinë. Në takim u diskutua rreth mobilizimit të organizatave për të siguruar monitorim të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, si dhe organizimin e grupeve punuese sipas objektivave te strategjike.

Sekretariati i Platformës Civikos poashtu theksoi rëndësinë e aktivizimit të vet organizatave në këta mekanizma, dhe do të përkrahë këto grupe në kordinim, lehtësim si dhe me pjesëmarrje. Organizatat pjesëmarrëse në takim u dakorduan dhe shprehën gatishmëri për të përkrahë krijimin e këtyre grupeve punuse si dhe fuqimzin e zërit të shoqërisë civile në përgjithësi

Pas krijimit të Këshillit për Zbatim të Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile, i cili është themeluar më 15 tetor 2014, e po ashtu edhe ekipet punuese që do të mundësojnë zbatimin e strategjisë, këto takime kanë për qëllim diskutimin rreth zhvillimeve të fundit rreth zbatimit të Strategjisë Qeveritare dhe themelimit të grupeve punuese.

Platforma CiviKos, të paraparë edhe në rregulloren e vet të miratuar në Kuvendin e fundit të anëtarëve të mbajtur në Prill të këtij viti, do të formojë grupet punuese tematike sipas objektivave të strategjisë qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Rregulloren e Punës së Platformës CiviKos dhe Strategjinë Qeveritare mund t’i gjeni ne web-faqen e CiviKos. www.civikos.net

Kjo seri e konsultimeve me organizatat anëtare mbështetet nga Fondacioni Friedrich Ebert Stiftung zyra në Prishtinë

<< Kthehu mbrapa