Sekretariati i Platformës CiviKos organizon takime konsultuese rajonale

Sekretariati i Platformës CiviKos gjatë muajit Prill 2017 organizoi gjashtë takime rajonale të cilat u mbajtën në  Mitrovicë, Ferizaj, Gjilan, Pejë, Prizren dhe Prishtinë me organizatat e shoqërisë civile rreth sfidave të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2013-2017. Në këto takime u prezantua zbatimi i Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile deri më tani, raporti i publikuar  për ndarjen e fondeve publike, përcaktimi i Standardeve Minimale për ndarjen e fondeve publike për OShC, si dhe lansimi i Platformës online për procesin e konsultimit publik ku  u vlerësuan pozitivisht në ngritjen e transparencës dhe krijimit të një ambienti më të përshtatshëm për shoqërinë civile në Kosovë.

Përfaqësuesit e OShC-ve prezente në takim e panë shumë të rëndësishme ndërtimin e sistemit të kontraktimit të shërbimeve për OSHC- si dhe procesin e hartimit të rregullores për Standardet Minimale për ndarjen e fondeve publike për OShC. Gjithashtu një ndër rekomandimet kryesore nga organizatat prezente ishte që sistemi i kontraktimit të shërbimeve, konsultimi publik, transparenca në ndarjen e fondeve publike të rregullohet edhe me qeverisjen lokale.

Përfaqësuesit e OShC-ve prezente në takim diskutuan rreth mundësisë së angazhimit më konkret gjatë vitit të fundit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare, si të kemi angazhim efikas  në procesin e përgaditjes/përpilimit të Strategjisë së re dhe rreth procesit të konsultimeve publike përmes Platformës Online të Konsultimeve Publike.

Platforma CiviKos do ti shqyrtojë të gjitha rekomandimet dhe sugjerimet e dalura nga të gjitha takimet rajonale, në mënyrë që të përgadis një raport përmbledhës që do të shërbejë si nismë për përgaditjen e Strategjisë së re Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile.

Këto takime u organizuan me mbështetjen e Zyres së TACSO-s në Kosovë.

 

<< Kthehu mbrapa
  • MATRICA E MONITORIMIT

    Për të vizituar matricën e monitorimit të CiviKos për Strategjinë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile klikoni tek MATRICA

    Matrica
  • Shpalljet

    24 Nëntor 2016

    Orari i konsultimeve të Zyrës së BE-së në Kosovë me shoqërinë civile në lidhje me ciklin e nënkomitetit të MSA-së 2016/2017

    Shkarko dokumentin Shiko të gjitha »
  • Antarësohu