Sesion Informues - Raportimi vjetor i OJQ-ve në ATK dhe obligimet tjera tatimore

Platforma Civikos në bashkëpunim me Administrata Tatimore e Kosovës organizuan sesion informues për organizata të shoqërisë civile rreth detyrimeve tatimore të OJQ-ve përballë ATK-së. Në këtë sesion informues morën pjesë rreth 100 përfaqësues nga organizata të shoqërisë civile që veprojnë në Kosovë. Materialin e prezantuar nga z.Salihu mund ta gjeni duke klikuar këtu. CiviKos falënderon Z. Sami Salihu për prezantimin dhe bashkëpunimin e mirëfillt, si dhe të gjitha organizatat e shoqërisë civile të cilat morën pjesë në këtë sesion informues. << Kthehu mbrapa