Sesion informues rreth vullnetarizmit në Kosovë

Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit si sekretariat i Këshillit, organizoi një sesion të përbashkët Informues për Ekipin e Katërt i cili po punon në zbatim të Objektivit Strategjik 4: Nxitja e qasjes së integruar në zhvillimin e vullnetarizmit”.

Qëllimi i këtij Sesioni ishte që të gjitha OJQ që punojnë dhe janë të angazhuara në proces të vullnetarizmit të jenë të informuara për masat dhe aktivitetet që janë të planifikuar të Objektiva e Katërt e Strategjisë.
Pjesë e ekipit punues për objektivën IV, sipas vendimit janë anëtarët e Ekipit të Punës për Objektivën IV, Sekretariati i Këshillit,  institucionet tjera përgjegjëse për këtë masë si dhe OJQ që janë të profilizuara për këtë fushë.
Sesioni  u mbajt sot. e martë, më datë 29 maj 2015, në ndërtesën e Qeverisë.

Këshilli për Zbatimin e Strategjisë Qeveritare për bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 – 2017 është themeluar me datë 15 tetor 2014. Për secilin Objektivë Strategjike të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me Shoqërinë Civile 2013 -2017 janë themeluar Ekipe Punuese, konkretisht për secilën Objektivë të Strategjisë një ekip i punës.

<< Kthehu mbrapa