Shqetësimet e shoqërisë civile adresohen në takimin e këshillit të sekretarëve

Sot, me datën 16 qershor 2015, udhëheqësja e Platformës CiviKos, Valdete Idrizi, njëkohësisht edhe bashkëkryesuese e Këshillit për zbatim të Strategjisë Qeveritare për shoqërinë civile 2013-2017, ka qenë e ftuar e veçantë në takimin e rregullt të Sekretarëve të ministrive të linjës.
Pas fjalëve hyrëse të sekretarit të përgjithshëm të Qeverisë, z. Fitim Krasniqi, i cili është edhe kryesues i Këshillit për zbatim të kësaj Strategjie, fjala iu dha znj. Idrizi e cila theksoi qe pavarësisht Strategjive që ministritë e linjës kanë, Strategjia Qeveritare për bashkëpunim me shoqërinë civile është një prej më të rëndësishmëve dhe gjithpërfshirëse e cila do të rregullojë shumë çeshtje të sektorit të shoqërisë civile.
Shqetësimet kyçe që znj. Idrizi i ngriti kishin të bëjnë me mungesë të transparencës dhe moskordinimit në mes zyrtarëve të ministrive dhe përfaqësuesve të tyre në Këshill. Ajo gjithëashtu i bëri lutje sekretarëve që veprimet e tyre mos të bien ndesh me parimet e bashkëpunimit me të cilat janë pajtuar Qeveria dhe përfaqesuesit e shoqërisë civile, por të jenë më të hapur për bashkëpunim dhe për dhënie të informative, qoftë në lidhje me ofrim të shërbimeve nga ana e OSHC-ve, rreth publikimit të informatave për forndet publike për OSHC-të, për vendosje të kritereve dhe respektim të po atyre kritereve, si dhe për përfshirjen e rekomandimeve të Këshillit në punën e tyre në raport me sektorin e shoqërise civile.
Idrizi poashtu iu tha që ka progrese deri më tani, disa ministri si ajo e financave janë hapur për përfaqësues të shoqërisë civile, për grupe punuese për ligje të caktuara, në përzgjedhjen e përfaqësuesve të shoqerisë civile. Ka përparime edhe në disa fusha të Strategjisë por ende ka shumë për të bërë, e për këtë duhet punë e përbashkët dhe respektim i ndërsjellë.
Në fund të takimit Idrizi e falenderoi z. Krasniqin për mundësinë për të komunikuar drejtpërdrejt me sekretarë në mënyrë që të zbatohet Strategjia më një përpikëri më të madhe sepse edhe ashtu ka filluar me vonesë.
Ndërkaq, z. Krasniqi u zotua se shqetësimet e shoqërisë civile, në këtë rast të prezantuara nga Valdetja, do të mirren parasysh dhe u zotua se në secilin rast se ka neglizhencë apo papërgjegjësi nga ana e sekretarëve apo edhe punonjësve të ministrisë së linjës atëherë do të mirren masa sepse gjithsecili duhet të ketë emër e mbiemër edhe ata që punojnë mirë, edhe ata që nuk punojnë mirë.

<< Kthehu mbrapa