Takim Konsultues rreth Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit

Sekretariati i Platformës CiviKos në bashkëpunim me Qendrat Regjionale të CiviKos është duke organizuar takim konsultativ me përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile rreth Projektligjit për Mbrojtjen e Konsumatorit. Ky projektligj është në fazën e fundit të konsultimit publik ku kontributet e pjesëmarrëseve prezent do të adresohen direkt tek zyrtari përgjegjës i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë për konsultimin publik i cili është prezent në takim .
Ky takim është organizuar në kuadër të grantit institucional i financuar nga projekti Promovimi i Shoqërisë Demokratike (DSP) – i financuar nga Zyra Zvicerane për Bashkëpunim në Kosovë (SCO-K) dhe Ministria e Punëve të Jashtme e Danimarkës (DANIDA) dhe menaxhuar nga Fondacioni Kosovar për Shoqëri Civile (KCSF).

<< Kthehu mbrapa