Takim me anëtarët e Platformës CiviKos për të diskutuar kodin e mirësjelljes të Platformës CiviKos

Me datën 10.10.2013 duke filluar nga ora 10:00 në Sallën e Konferencave të  KCSF-së, në Prishtinë, u mbajt takimi i parë për diskutim rreth draftit të parë të Kodit të Mirësjelljes që Platforma CiviKos është duke e hartuar në bashkëpunim me ekspertin e kontraktuar Zt. Hajrulla Çeku. Kodi i Mirësjelles do të pasqyrojë përkushtimin e Platformës CivKos dhe anëtarëve të saj ndaj parimeve etike në përpjekjet e tyre për të përmbushur misionin e Platformës.


Pjesëmarrës ishin: Hajrulla Çeku - Autor i draftit të Kodit të Mirësjelljes,  Mimoza Murati - Platforma Civikos, Dardan Kryeziu - Platforma Civikos, Ardiana Osmani - Platforma Civikos,  Arbër Nimani - Platforma Civikos si dhe përfaqësues të organizatave anëtare: Vehbi Gogjuli – OJQ Gjeomjedisi, Zef Shala - SHABK Nëna Terezë,  Labinot Salihu- OJQ IKS, Dren Puka -KCSF, Visar Sutaj - OJQ D4D, Shemsije Seferi- OJQ ALMA, Samir Reka- OJQ INPO, Nezhda Sherifi - OJQ Ekosistemi, Shaqir Haxhaj – OJQ Kapak dhe Miradije Gashi- OJQ Venera.

<< Kthehu mbrapa