Takim me zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit

Sot më datën 02.06.2015 Platforma Civikos, pati takim me zyrtarë të Prokurorisë së Shtetit lidhur me Kërkesën  e Shoqërisë Civile të dërguar më parë në lidhje me përfaqësuesin e shoqërisë civile në KPK. Disa nga veprimet e kërkuara nga Platforma CiviKos dhe anëtarët e saj janë:
-    Ndërprerja e mandatit të z. Florent Muçaj si përfaqësues I shoqërisë civile në KPK
-    Të fillojë sa më parë hartimin e Rregullorës së KPK-së, për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit nga shoqëria civile, ashtu siç përcaktohet nga Neni 4, paragrafi 1, pika 27 e Ligjit për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
-    Në procesin e hartimit të Rregullorës, të bashkëpunojë më organizatat e shoqërisë civile që nga fazat më të hershme, dukë përfshirë përfaqësues të shoqërisë civile në grupin punues dhe duke e shpërndarë projekt-rregulloren për konsultim të gjërë publik.
-    Në procesin e hartimit të Rregullorës, të bazohen në praktikat vendore dhe ndërkombëtare të përzgjedhjes së përfaqësuesëve të shoqërisë civile, duke synuar një proces të përzgjedhjes transparent, të hapur dhe demokratik.
-    Sapo të miratohet kjo Rregullore, të fillohet me  procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit të shoqërisë civile në KPK, sipas rregullave te reja


Civikos u zotua që të mobilizojë anëtarët e vet, por edhe organizatat tjera të shoqërisë civile, për të dhënë kontributin e tyre për të rregulluar njëherë e mirë procesin e përzgjedhjes së përfaqësuesit të shoqërisë civile në Këshillin Prokurorial të Kosovës.


Zyrtarët e Prokurorisë së Shtetit, premtuan që sa më parë kjo kërkesë të futet në rend të ditës nga Prokurori, dhe të rregullojë bashkëpunimin e shoqërisë civile dhe Prokurorinë që të kontribuojë në të mirën e përgjithshme.

<< Kthehu mbrapa