VOTIMI PËR ANËTARË TË KËSHILLIT PËR BASHKËPUNIM SHOQËRI CIVILE- QEVERI

VOTIMI PËR ANËTARË TË KËSHILLIT PËR BASHKËPUNIM SHOQËRI CIVILE- QEVERI

ZQM në bashkëpunim me CIVIKOS hapin procesin e votimit për anëtarë të Këshillit për Bashkëpunim shoqëri civile qeveri.

Votimi do të jetë i hapur nga data 02.03.2021 deri me 08.03.2021 ora 17:00.

 

 

KANDIDATËT

Biografitë e personave të nominuar, dhe informata rreth organizatave që kanë nominuar mund ti gjeni duke klikuar mbi emrat e kandidatëve: Leona Jahiri - PRO ARS dhe Qëndrim Hoxha - LDA Balkan.

Të gjitha OShC-të e regjistruara në Kosovë mund të votojnë për kandidatin e tyre të preferuar nga lista e kandidatëve të përfshirë në fletëvotim. Fletëvotimin mund ta shkarkoni këtu.

 


JU MUND TË VOTONI MAKSIMUM 1 KANDIDATË NGA FLETËVOTIMI.

Fletëvotimet me më shumë se 1 kandidatë do të shpallën të pa vlefshëm.

 


MËNYRAT E VOTIMIT

Votuesit mund të hedhin votën e tyre:

· Me e-mail: info@civikos.net;

· Postë të rregullt (Adresa: Platforma CiviKos - Rr. Bedri Pejani 7/A, Prishtinë);

· Për shkak të pandemisë Covid-19 votimi në zyre të Platforma CiviKos nuk do të jetë i mundur.

Në rastin e votimit me e-mail ose me postë të rregullt, organizata që voton duhet të dërgojë fletëvotimin e plotësuar dhe kopjen e certifikatës së regjistrimit të OJQ-së.

 


Sekretariati i CiviKos do të ndërmerr të gjitha masat që votat me email, dhe postë të mbesin sekrete.

Procesi i votimit do të organizohet dhe menaxhohet nga një komision i përbërë nga personeli i Sekretariatit të Platformës CiviKos, që caktohet nga Drejtori Ekzekutiv i CiviKos. Pas përfundimit të afatit për votim, komisioni i Sekretariatit të Platformës CiviKos do të numërojë fletëvotimet.


Kandidati/ja që merr  më së shumti vota do të emërohet anëtarë/e i/e Këshillit.

Nëse dy kandidatë marrin numrin e barabartë të votave, vendi si përfaqësues i OShC-ve në Këshill do të përcaktohet me short në mes tyre.


NUMËRIMI I VOTAVE

Për të mbikëqyrur procesin e numërimit të votave, Platforma CiviKos do të ftojë në cilësinë e vëzhgueseve të gjitha OShC-të që kanë bërë nominime, rrjetet aktive të shoqërisë civile, përfaqësuesit e Departamentit për Regjistrim të OJQ-ve dhe përfaqësuesit e ZQM/ZKM.

TRANSPARENCA

CiviKos do të publikoj listën e të gjitha organizatave që kanë votuar.

<< Kthehu mbrapa