Dëgjimet buxhetore janë një mundësi e mirë për të ndikuar në vendimarrjen lokale.

Edhe ti mundesh me ndiku në komunën tënde, nëse i shfrytëzon të gjitha mjetet demokratike që garantohen me kushtetutë. Dëgjimet buxhetore janë një mundësi e mirë për të ndikuar në vendimarrjen lokale. Pas punëtorive të ndjekura në kuadër të projektit "Përforcimi i zërave lokalë përmes pjesëmarrjes aktive" të financuar nga NED, pjesëmarrësit nga Komuna e Dragashit me sukses kanë arritur të rekomandojnë disa propozime investimesh, duke aplikuar njohuritë e fituara nga aktivitetet paraprake. Merrni pjesë në diskutimet publike - qoftë për të ngritur kërkesa për nevojat apo debate për problemet e komunitetit ku jetoni. Informohuni rreth datave të dëgjimeve buxhetore në komunën tuaj dhe mos i humbisni ato, pasi tani vendosen planet e investimeve komunale. << Kthehu mbrapa