Takim në mes të Platformës CiviKos dhe Zyrës së Sekretarit të Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe Zyrës për Qeverisje të Mirë

Drejtoresha e CiviKos Znj. Donika Emini është takuar me Z. Fitim Krasniqi, Sekretar i Përgjithshëm në Zyrën e Kryeministrit dhe Z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë.

Takimi u zhvillua në funksion të koordinimit në mes të bashkë - kryesuesve të Këshillit për Bashkëpunim Qeveri - Shoqëri Civile. Takimi i parë i Këshillit është planifikuar të mbahet me datën 17 korrik 2019. Këshilli është organ i përbashkët i përbërë nga anëtarë të Qeverisë dhe Shoqërisë Civile në Kosovë, i cili përveç monitorimit dhe koordinimit të zbatimit të Strategjisë Qeveritare për Bashkëpunim me shoqërinë civile 2019-2023, do të ketë mandat më të gjerë të bashkëpunimit në mes qeverisë dhe shoqërisë civile.

 

CiviKos mbetet i përkushtuar në avancimin e dialogut në mes institucioneve publike dhe shoqërisë civile.

<< Kthehu mbrapa