Znj. Donika Emini emërohet Drejtoreshë Ekzekutive e Platformës CiviKos

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë se Bordi i Platformës CiviKos ka emëruar Znj. Donika Emini - Drejtoreshë Ekzekutive të Platformës CiviKos.
Znj. Emini është kandidate për doktoraturë pranë Universitetit të Westminster në Londër, ndërsa studimet për Master i ka përfunduar në Universitetin e Erfurtit – Shkolla Willy Brandt për Politika Publike, me specializim në menaxhim publik në sektorin jo-fitimprurës, dhe marrëdhënie ndërkombëtare.
Znj. Emini ka përvojë mbi dhjetëvjeçare në sektorin e shoqërisë civile. Nga viti 2013 – 2019 ka punuar si hulumtuese në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë,(QKSS), po ashtu ajo ka punuar si hulumtuese në Institutin e Bashkimit Evropian për Studime të Sigurisë (EUISS) në Paris, Sekretariatin e Transparency International në Berlin, Institutin Ballkanik të Politikave (IPOL), si dhe në Konsullatën e Republikës së Kosovës në Nju Jork.
Ajo është pjesë e grupit të ekspertëve të platformës BiEPAG (Balkans in Europe Policy Advocacy Group), si dhe eksperte në platformën SEEThinkNet që mbulon Procesin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor.
Znj. Emini ka mbuluar në mënyrë aktive fushën e procesit të integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian, si dhe Bashkëpunimin Rajonal në Ballkanin Perëndimor, Procesin e Dialogut në mes të Kosovës dhe Serbisë dhe Procesin e Berlinit.
Znj. Emini mund ta kontaktoni përmes e-mail në donika.emini@civikos.net dhe donikaemini@gmail.com.

<< Kthehu mbrapa